Ambasada Amerikane: Bllokimi politik po i kushton Kosovës – SHBA kërkon partnerë të besueshëm
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka shprehur shqetësimin lidhur me ngërçin politik pas zgjedhjeve, duke paralajmëruar se mosformimi i institucioneve po e dëmton vendin në aspektin demokratik dhe ekonomik. “Formimi i qeverisë pas zgjedhjeve është një funksion bazik demokratik, dhe ky bllokim i vazhdueshëm politik po rezulton me humbje të mundësive për Kosovën,”…

Lajme
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka shprehur shqetësimin lidhur me ngërçin politik pas zgjedhjeve, duke paralajmëruar se mosformimi i institucioneve po e dëmton vendin në aspektin demokratik dhe ekonomik.
“Formimi i qeverisë pas zgjedhjeve është një funksion bazik demokratik, dhe ky bllokim i vazhdueshëm politik po rezulton me humbje të mundësive për Kosovën,” tha Anu Prattipati, e ngarkuara me punë në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, ditë më parë- deklaratë që u ripublikua sot përsëri nga ambasada amerikane, transmeton lajmi.net
Ajo theksoi se administrata Trump kërkon aleatë të fortë, me të cilët mund të avancojë prioritetet e përbashkëta, por në mungesë të institucioneve, “Kosova mbetet një partner në të cilin nuk mund të mbështetemi plotësisht.”
Sipas saj, edhe kompanitë amerikane kërkojnë stabilitet dhe partnerë të besueshëm kur vendosin për investime, dhe paaftësia e Kosovës për të formuar institucione “mund t’i shtyjë ato të investojnë diku tjetër.”
Postimi i plotë:
“Formimi i një qeverie pas zgjedhjeve është një funksion bazë demokratik, dhe ky bllokim i vazhdueshëm politik po rezulton me humbje të mundësive për Kosovën. Administrata Trump kërkon aleatë të fortë me të cilët mund t’i avancojë prioritetet tona; një vend pa institucione themelore dhe me një rrugë të pasigurt drejt krijimit të tyre është një partner te i cili nuk mund të mbështetemi gjithmonë plotësisht. Kompanitë amerikane kërkojnë qeveri stabile dhe partnerë të besueshëm kur shqyrtojnë se ku të investojnë, dhe paaftësia e Kosovës për të formuar institucione mund t’i bëjë ato të zgjedhin të bëjnë biznes diku tjetër.”/lajmi.net/