Ambasada amerikane: 27 vjet më parë NATO hyri në Kosovë, nderojmë popullin e Kosovës dhe riafirmojmë angazhimin për paqe, stabilitet e prosperitet
Kosova sot feston 27-vjetorin e çlirimit. 12 Qershori shënon një nga datat më të rëndësishme në historinë më të re të Kosovës. Kjo pasi me këtë datë hyjnë forcat e NATO-s në Kosovë pas përfundimit të fushatës ajrore 78-ditore kundër caqeve serbe. Në këtë mënyrë u hap rruga e tërheqjes së forcave serbe nga territori…
Lajme
Kosova sot feston 27-vjetorin e çlirimit. 12 Qershori shënon një nga datat më të rëndësishme në historinë më të re të Kosovës.
Kjo pasi me këtë datë hyjnë forcat e NATO-s në Kosovë pas përfundimit të fushatës ajrore 78-ditore kundër caqeve serbe.
Në këtë mënyrë u hap rruga e tërheqjes së forcave serbe nga territori i Kosovës.
E ambasada amerikane në Kosovë ka përkujtuar këtë ditë, duke publikuar edhe disa fotografi të ushtarëve.
“Njëzet e shtatë vjet më parë, forcat e NATO-së hynë në Kosovë, duke ndihmuar në hapjen e rrugës për paqe dhe stabilitet”, u tha nga ambasada, transmeton lajmi.net.
Po ashtu u tha se nderojnë qëndrueshmërinë e popullit të Kosovës dhe riafirmojnë angazhimin e përbashkët për paqe, stabilitet dhe prosperitet./Lajmi.net/