Amazon me celular 3D në qershor
Duke përmendur planet e kompanisë, botimi gjithashtu thekson se gjigandi i internetit ka qenë duke treguar prototipa të hershme të imazheve të celularit 3D në San Francisko këtë vit. Celulari, i cili do të jetë konkurrentë karshi paisjeve të prodhuara nga Apple dhe Samsung, me sa duket do të ketë një ekran që do të…
Auto & Tek
Duke përmendur planet e kompanisë, botimi gjithashtu thekson se gjigandi i internetit ka qenë duke treguar prototipa të hershme të imazheve të celularit 3D në San Francisko këtë vit.
Celulari, i cili do të jetë konkurrentë karshi paisjeve të prodhuara nga Apple dhe Samsung, me sa duket do të ketë një ekran që do të mund të shfaqë imazhe 3D (tre-dimenzionale), të ngjashme me një hologram, pa pasur nevojë për syze të posaçme 3D.
Kompania me bazë në Seattle, shpreson se ky celular do të jetë një arritje e madhe për të dhe se do të dominojë në treg, karshi celularëve të prodhuar nga Apple dhe Samsung. Planet për hartimin e celularit dhe çmimi ende nuk janë të qarta, thuhet në raport.
Lansimi i celularit të Amazon është një tregues i fortë i ëndrrave të mëdha të kompanisë për tregun e paisjeve dixhitale.
Aksionet e Amazon ranë për 5,38$ ose 1,70%, për 311,73$ në tregtinë e rregullt të premten në New York.