Alves i gatshëm të largohet nga Barcelona

Agjentja e Dani Alvesit, Dinorah Santana ka thënë se klienti i saj është i gatshëm që të largohet nga Barcelona, pasi nuk ka rinovuar kontratën me këtë skuadër.

Sport

03/02/2015 23:50

Daniel Alves është gati që të largohet nga Barcelona gjatë kësaj vere, pasi skuadra ende nuk i ka ofruar ofertën për të rinovuar kontratën.

“Barcelona nuk ka kontaktuar me neve. Unë e ripërsëris se kjo heshtje e tyre do të thotë se ata nuk e duan Alvesin, kështu që ne do të kërkojmë një skuadër të re”, tha Santana për Cadena SER.

“Ne nuk do të presim për Barcelonën. Alves ka kaluar shtatë vite këtu dhe në secilën prej tyre ka qenë një profesionist i vërtetë”.

“Barcelona nuk ka drejtor sportiv qe një muaj, kështu që Alves është i lirë që të negociojë me ndonjë skuadër tjetër”, përfundoi agjentja e Alvesit, Dinorah Santana.