Altin Lala në Milano, jo për transferimin e Rashicës te Rossonerët

Bien poshtë zërat për një transferim të mundshëm të Milot Rashicës te Milani.

Sport

04/08/2020 12:50

Edhe pse sëfundmi kanë qarkulluar lajme se ylli kosovar i Werder Bremen pëlqehet shumë nga Stefano Pioli i cili e do në skuadër, transferimi i tij te Milani nuk do të bëhet realitet.

Vizita e Altin Lalës në Milano, nuk ka patur lidhje me një kalim të klientit të tij te Milani por ka qenë për arsye të tjera.

Milannews.it shkruan se ka kontaktuar vetë Lalën dhe nuk konfirmohet një takim, ndaj për momentin s’mund të thuhet diçka më tepër.

Rashica pritet të largohet nga Werder Bremen, që nuk e lë të lirë pa 25 milion euro. RB Leipzig ka tentuar ta transferojë, por nuk e ka bindur klubin e sulmuesit dardan. /Lajmi.net/