Alternativat e Real Madridit për sulm?

Real Madridi ka gjetur alternativat e tyre për repartin e sulmit.

Sport

13/06/2022 11:13

Presidenti i klubit, Florentino Perez këtë merkato ka përforcuar repartin e mbrojtjes, atë të mesfushës, ndërsa për sulm ka dy alternativa.

E siç ka bërë të ditur ‘AS’ Real Madridi, po shqyrtojnë Borja Mayoral, i cili tani luan në formë huazimi për Getafen, dhe lojtarin e akademisë Juan Latasu, përcjell lajmi.net

Mariano Diaz dhe Luka Jovic priten të largohen këtë verë, në formë huazimi apo edhe tërësish.

Mayoral dhe Latasu po shihen nga ‘Mbretërit’ si zëvendësues të Karim Benzema.

Mbetet të shihet se çfarë do të vendos në fund presidenti i ekipit madrilen./Lajmi.net/