Almeda Abazi kthehet prapa në kohë, e lumtur në krahët e ‘Çënarit’

Almeda Abazi është shndërruar në një nga personazhet më të përfolura në shtypin rozë.

ShowBiz

28/06/2018 18:40

Pas shout “Dancing with the stars Albania”, Almeda bëri bujë në media kur shpalosi paknaqësitë që iu bën asaj në hotelin ku qëndroi për tre muaj rresht, shkruan lajmi net.

Dhe kështu, aktorja Abazi përveç këtyre në rrjete sociale ndan momente të bukura edhe me bashkëshortin, Tolgahan Sayisman apo siç njihet për shqiptarët si “Çënari”.

Në një foto të publikuar para pak çastesh ajo kthehet prapa në kohë në vitin 2015, teksa shfaqet e lumtur në krahët e Tolgës.

Theksojmë se çifti u martuan në shkurt të vitit që lamë pas në një ceremoni tejet luksoze. /Lajmi.net/