Allegri ‘zbulon’ gjithçka: Një trajner nga Mançesteri do të vije tek Juventus

Massimiliano Allegri është i fundit që ka nxitur zërat për një transferim të Pep Guardiolas në ‘Allianz Stadium’.

Sport

24/05/2019 16:58

Që nga java e kaluar, kur Allegri bëri të ditur se do të shkëpus rrugët me Juventus, emra të shumtë po përmenden si mundësi zëvendësimi për të.

Një nga ata që po nxit reagimet më të mëdha është ai i trajnerit të Manchester City, Pep Guaridola.

Mediet italiane dje kanë raportuar se Juve dhe Guardiola do të arrijnë marrëveshje 4 vjeçare me 4 qershor, për ta prezantuar trajnerin më 14 qershor.

Një gjë të tillë e kishte hedhur poshtë Gallasi, i cili ka thënë se këto zëra nuk janë të vërteta.

Por, sot, pikërisht Allegri ka bërë të ditur se një trajner nga Mançesteri do të jetë ai që do ta zëvendësoj atë tek stoli i ‘Zonjës së vjetër’, duke kthyer vëmendjen kah Pep.

“Një trajner i Mançesterit po vije” ka thënë Allegri për ‘Sport Legnano’, transmeton lajmi.net.

Emri i Massimiliano Allegrit në anën tjetër është përmendur për një mundësi kalimi tek Bayern Munich. /Lajmi.net/