Allegri: Të tjerët me fat që nuk u takuan me ne

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka theksuar se skuadrat tjera kishin fat që nuk u takuan me ekipin e tij në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Sport

21/03/2015 13:35

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka thënë se të tjerët kishin fat që nuk u takuan me skuadrën e tij në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Bianconerët do të luajnë kundër Monacos dhe Allegri mohoi sugjerimet se skuadra e tij ishte me fat në short.

“Me fat? Ndoshta ishin të tjerët që janë gëzuar pasi kanë mësuar se nuk do të luajmë kundër neve”, u shpreh ai në konferencë për shtyp para ndeshjes me Genoan të dielën.

“Objektivi ishte kualifikimi tutje, ia dolëm dhe tani do të përgatitemi për çerekfinale. Monaco me ardhjen deri këtu ka treguar se e meritoi. Nuk është e lehtë ta eliminoni Arsenalin”, theksoi Allegri.