Allegri reagon pas thashethemeve për një shkarkim të mundshëm: Jam i sigurt për të ardhmen time

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka folur në lidhje me të ardhmen e tij. Juventusi nuk e ka nisur mirë me rezultate edicionin e ri. Në Serie A kanë zhvilluar gjashtë ndeshje, prej tyre kanë regjistruar vetëm dy fitore dhe katër barazime. Aspak mirë nuk kanë filluar as në fazën e grupeve, në Ligën e…

Sport

17/09/2022 17:54

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka folur në lidhje me të ardhmen e tij.

Juventusi nuk e ka nisur mirë me rezultate edicionin e ri.

Në Serie A kanë zhvilluar gjashtë ndeshje, prej tyre kanë regjistruar vetëm dy fitore dhe katër barazime.

Aspak mirë nuk kanë filluar as në fazën e grupeve, në Ligën e Kampionëve, pasi në dy ndeshje kanë po aq humbje.

Kjo ka bërë që të përhapen zëra për një shkarkim të mundshëm të trajnerit Maxi Allegri.

Por, ai është shprehur i sigurt në lidhje me të ardhmen e tij.

“Më kanë munguar të gjitha thashethemet ‘Allegri afër shkarkimit’. Një lojë e keqe dhe është ‘puna e Allegrit në rrezik’ në shtyp. Qesharake!. Unë jam i sigurt për të ardhmen time, kështu që u thashë lojtarëve: mos më prishni pushimin ndërkombëtar, kam nevojë për qetësi”, u shpreh ai.

Ndeshja e ardhshme e Juves në Serie A është nesër, ndaj Monzas, me fillim nga ora 15:00./Lajmi.net/