Allegri ndryshon pozitën e Dybalas kundër Napolit
Massimiliano Allegri ka një ide të re para ndeshjes me Napolin.
Sport
Masssimiliano Allegri është duke menduar për angazhimin e sulmuesit Paulo Dybala në një rol të ri.
E përditshmja sportive italiane “Gazzetta dello Sport” shkruan se Dybala mund të luajë si “9 i rremë” në ndeshjen ndaj Napolit.
Gonzalo Higuain është operuar në dorë dhe pritet të mungojë në derbin e së premtes ndaj Napolit, përcjell “lajmi.net”.
Andaj, Dybala mund ta udhëheq sulmin e Juventusit së bashku me dyshen Mario Mandzukic dhe Juan Cuadrado. /Lajmi.net/