Allegri: Kisha nënshkruar me Real Madridin para se të telefononte Juve

Massimiliano Allegri ka dhënë disa komente interesante lidhur me të kaluarën e tij dhe spekulimet që e çonin te Real Madridi.

Sport

31/03/2022 15:07

Në fakt, nuk ishin vetëm spekulime. Allegri bën të ditur se veç kishte nënshkruar kontratë me Real Madridin, para se Juventus ta telefonin.

Telefonata nga Juve ndryshoi gjithçka. Allegri kontaktoi Florentino Perezin dhe i tha se dëshironte kalimin te Juventus, duke kërkuar mirëkuptim.

“Unë veç kisha nënshkruar me Real Madrid verën e kaluar, por unë telefonova Perez dhe i thash se nuk do të shkoja sepse kisha zgjedhur Juventusin”, ka thënë Allegri, transmeton lajmi.net.

“Ai më falënderoi. Kur më telefonuan në maj, nuk kisha dyshime”, shtoi italiani.

Verën e kaluar, Allegri nënshkroi kontratë katër vjeçare me Juventusin dhe është trajneri më i paguar në Serie A, me një pagë që raportohet se shkon në 9 milionë euro për muaj. /Lajmi.net/