Allegri e jep lajmin e madh për Dybalan
Paulo Dybala do të kthehet në formacionin bazë të Juventusit për ndeshjen e nesërme në Coppa Italia ndaj Genoas.

Sport
Massimiliano Allegri ka bërë të ditur se Paulo Dybala do të kthehet në formacionin bazë të Juventusit për ndeshjen e nesërme në Coppa Italia ndaj Genoas.
Dybala ka munguar në dy takimet e fundit duke luajtur si rezervist për shkak të formës së dobët.
Por, Allegri do ta aktivizojë nga minuta e parë ndaj Genoas.
“Nesër do të luajë Dybala, mund të jetë një ndeshje e rëndësishme për të”, u shpreh Allegri. /Lajmi.net/