Allegri: Duhet të sistemojmë ekipin

Trajneri i Juventusit, Maxi Allegri ka thënë se duhet të sistemojnë ekipin e tyre.

Sport

22/05/2022 10:26

Juventusi nuk kaloi në një periudhë aq të mirë këtë sezon.

Ata shumë herët mbetën jashtë garës për titull, ndërsa siguruan vetëm vendin e katërt në tabelën e Seria A.

E pas humbjes ndaj Fiorentinës, foli Allegri për ‘Sky Sport’, duke thënë se duhet sistemuar ekipin. Ai gjithashtu tha se disa lojtarë do të duhet të largohen.

“Mendoj se e mbyllëm me dinjitet dhe tani duhet të kthejmë faqen dhe të mendojmë shpejt për vitin e ardhshëm. Tani do shohim, do flasim me klubin për të rregulluar ekipin, pasi duhet sistemuar skuadra. Kemi shumë lojtarë, por disa do të duhet të largohen”, ishin fjalët e italianit, përcjell lajmi.net.

Tutje, ai tha se baza e ekipit është e mirë, por duhet disa rregullime.

Giorgio u ndal, Dybala dhe Bernardeschi janë në fund kontrate. Duhet të bëjmë merkato me qetësi dhe qartësi. Nga e hëna do të mendojmë se si do ta rregullojmë ekipin. Baza e ekipit është e mirë”, shtoi Allegri.

Trajneri i pyet edhe në lidhje me transferimin e mundshëm të Di Marias, ai tha se gjithmonë dalin emra në merkato.

“Çdo ditë dalin shumë emra, kur hapet afati kalimtar”, përfundoi ai.

Juventusi përfundoi sezonin pa asnjë trofe të fituar, duke zënë pozitën 4 në tabelë me 70 pikë të grumbulluara./Lajmi.net/