Allegri: Duhet të jemi perfekt ndaj Realit
Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka thënë se skuadra e tij duhet të jetë e përkryer në përballjen kundër skuadrës së Real Madridit.

Sport
Allegri aluduar në një perfeksion nga skuadra e tij në përballjen e madhe kundër Real Madridit.
“Juventusit i duhet perfeksioni kundër Real Madridit”, tha Allegri për Corriere dello Sport.
“Reali është përmirësuar shumë nën drejtimin e Ancelotti. Ai ka sjellur shumë eksperiencë internacionale në këtë skuadër”.
“Ai ka fituar La Deciman sezonin e kaluar, ndërsa edhe këtë vit janë në garë për të fituar këtë trofe, me shumë teknikë dhe shpejtësi”.
“Unë pres një përballje të shkëlqyer, me dy ndeshje perfekte. Ne jemi një hap për të arritur diçka të jashtëzakonshme”, përfundoi Allegri.