Allegri dëshiron qëndrimin e tij, Chiellini pritet ta vazhdojë kontratën me Juventusin

Giorgio Chiellini mund të vazhdojë të jetë pjesë e Juventusit.

Sport

27/05/2021 23:38

Chiellini sipas të gjitha gjasave do të jetë pjesë e Juventusit edhe sezonin e ardhshëm.

Sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano, trajneri i ri i Juventusit, Massimiliano Allegri dëshiron ta ketë në skuadër veteranin edhe për një vit.

Kontrata e Chiellinit skadon këtë verë, por sipas Romanos, “Bianconerët” do t’ia rinovojnë kontratën deri në verën e vitit 2022.

36 vjeçari është pjesë e Juventusit që nga viti 2005 dhe ka regjistruar 403 paraqitje në Serie A duke shënuar 27 gola./Lajmi.net/