Allegri befason: Chiellini është kapiten, ndërsa Dybala do jetë zëvendës-kapiten

Massimiliano Allegri ka befasuar me deklaratat e tij.

Sport

27/07/2021 15:58

Massimiliano Allegri ka mbajtur konferencën e parë për shtypin që nga rikthimi i tij në Torino si trajneri Juventusit, transmeton lajmi.net.

Allegri diskutoi një mori gjërash ku njëra nga to ishte edhe shiriti i kapitenit.

Allegri befasoi me deklaratën e tij ku tha se Dybala do të jetë zëvendës-kapiten.

“Dybala është lojtari me më së shumti vite në skuadër pas Chiellinit, kështu që zëvendës-kapiteni do të jetë ai”, tha ai.

“Bonucci u largua kështu që koha e tij është më e vogël, është larguar dhe pastaj u kthye”, shtoi ai.

“Kështu që kapiteni do të jetë dikush tjetër, nëse dëshiron shiritin atëherë mund të shkojë në qendër të qytetit ta blejë dhe të luajë aty, por Leo e di këtë gjë”, përfundoi Massimiliano Allegri./Lajmi.net/