Alkooli dhe duhani nuk e dëmtojnë organizmin sa ky zakon i përditshëm që kemi të gjithë

Sipas studimeve të mëparshme, të identifikuara si faktorë të shkurtimit të jetës kanë qenë konsumimi i alkolit, dietat e varfëra ushqimorë, pirja e duhanit dhe mungesa e aktivitetit fizik.

Lifestyle

14/06/2018 12:15

Por një grup shkencëtarësh nga Australia, kanë krijuar një listë të re të zakoneve që rrisin rrezikun për të vdekur në moshë të re.

Në këtë studim, të shtrirë në një periudhë kohore 6 – vjeçare, morën pjesë më shumë se 230 persona, mbi 45 – vjeç.
Përveç katër zakoneve të lartpërmendura, në listë janë shtuar edhe jeta sedentare dhe gjumi i tepërt.

Të qëndruarit ulur më shumë se 7 orë në ditë, të bërit pak ushtrime fizike dhe të fjeturit më shumë se 9 orë gjumë, sipas ekspertëve, është thuajse vdekjeprurëse.

Ata evidentuan gjithashtu se vajtja në palestër në mbrëmje nuk e zhduk dëmin e bërë nga qëndrimi ulur gjatë gjithë ditën.

Në një artikull të botuar në gazetën “DailyMail”, thuhet se një njeri që e jeton me të vërtetë këtë listë me të gjithë komponentët e saj rrezikon 5 herë më shumë të vdesë gjatë një periudhe 6 – vjeçare, në krahasim me dikë që bën një jetë më aktive e të pastër.