Alkooli apo kanabisi? Ja cila është më e rrezikshme

Shkenca më në fund ka zbuluar se cila është më e dëmshme mes alkoolit dhe kanabisit. Një përmbledhje e studimeve nga ekipi i IFLScience ka treguar se kanabisi nuk është aq ikeq sa mund të mendoni ju. Në fakt, krahasimisht me alkoolin, është shumë herë më pak problematike.

Lifestyle

29/11/2017 09:40

Në një studim të bërë në 8000 amerikanë, 15% klasifikoheshin si të varur nga alkooli dhe 9% nga droga. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, pijet alkoolike kontribuojnë në vdekjen e 3.3 milion njerëzve në vit, që do të thotë se çdo 10 sekonda një njeri vdes nga alkooli.

Alkooli lidhet edhe me sëmundjet e gojës dhe kancerit të mëlçisë, ndërsa marijuana besohet se ka benefite.

Në një studim në vitin 2010 nga organizata e bamirësisë dhe e punës kërkimore Drug Science, duke pasur parasysh 16 parametrat e dëmit, alkooli renditej e para dhe si më e rrezikshmja që përfshin dëmin individual dhe shoqëror.

Heroina dhe kokaina listoheshin e dyta dhe e treta.