Të Infektuar: 1147

Të Shëruar: 874

Të Vdekur: 30

Alkooli 70% apo alkooli 95%? Cili është më i mirë për eliminimin e koronavirusit

13:56 | 5 Prill 2020

Alkooli asgjëson agjentet të cilët shkaktojnë sëmundje, përkatësisht patogjenët, duke i zbërthyer proteinat, përgjysmuar qelizën apo duke ia çrregulluar metabolizmin

Deri tani shkencëtarë të shumtë kanë theksuar që antiseptikët nuk mund të na ndihmojë në eliminimin e coronavirusit, mirëpo alkooli është mjet i pagabueshëm i cili me efikasitet lufton kundër sëmurjes.

Përparësia e alkoolit është që bakteret nuk mund t’i përshtaten dhe të bëhen rezistuese. Megjithatë, kur shkoni në barnatore të blini alkool, para jush janë dy zgjedhje, alkooli 70% dhe alkooli 95%, pra cili është më i sigurt për përdorim.

Dallimi i këtyre dy llojeve të alkoolit është vetëm në përqindje, ndërkaq alkooli 70% konsiderohet absolutisht antiseptik i përshtatshëm i cili vret virusin.

Nuk ka nevojë të përdorni koncentrim më të lartë kur dihet që tashmë me 70 për qind arrihet efekti antiseptik, transmeton Telegrafi.

Kur themi antiseptik 70% kjo do të thotë që ai është mjeti i cili me siguri mund të aplikohet në lëkurë dhe ai konsiderohet i përshtatshëm.

Kur është fjala për alkoolin me përqindje më të lartë jepen rekomandimet që ai të zbutet. Në këtë situatë është krejtësisht i mjaftueshëm alkooli 70% për shpëlarje të lëkurës dhe këtu nuk ka dilemë.

– Etanoli 70% – bëhet nga 67g (73mL) 96% etanol +33 g (27mL) të ujit të vluar dhe të ftohur apo ujit të distiluar.

Uji duhet patjetër të jetë i ftohtë, sepse në të kundërtën me rastin e përzierjes avullohet etanoli dhe atëherë do të kemi koncentrim më të ulët i cili nuk do ta arrijë efektin e dezinfektimit. Coronavirusi eliminohet në afat prej 1 minute.

Rakia nuk është mjet për dezinfektim të sipërfaqeve dhe duarve, sepse përmban 40 – 50% alkool. Koncentrimi i tillë nuk do ta vrasë virusin.

– Detergjentet për larjen e enëve apo ato për larjen e rrobave, si edhe shamponët për flokë – të gjithë janë shumë efikas si mjete për dezinfektim të sipërfaqeve, sepse natrium-lauril-sulfati këtu krijon dezinfektimin, ndërkaq ai është përbërës i të gjitha këtyre produkteve.

Këto produkte janë të mira edhe për dezinfektim të sipërfaqeve. Pas 2 – 3 minuta sipërfaqet pastroni me ujë.