Alkent Pozhegu me fara dhe kokrra realizon mozaikun e Joe Biden
Alkent Pozhegu realizoi një tjetër mozaik të një figure të njohur publike.

ShowBiz
Kësaj radhe, Pozhegu vendosi që ta realizojë tatuazhin e kandidatit për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, shkruan lajmi.net.
Në rrjetin social Facebook, ai ka ndarë disa fotografi nga procesi i punimit të mozaikut të Bidenit.
“Mozaiku i Joe Biden?? i bërë nga farat dhe kokrrat
Autori: Alkenti!”, shkruan ai.
Ndryshe, Biden është vetëm njëri prej personazheve të famshme që Alkent Pozhegu i realizoi në formë të mozaikut.
Muaj më parë, ai kishte bërë mozaikun e këngëtares shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, me të cilin mori vëmendjen e medieve ndërkombëtare.
LEXO EDHE:
‘The Guardian’ shkruan për mozaikun e Dua Lipës, punuar nga Alkent Pozhegu
“The Guardian” e kishte përzgjedhur atë në mesin e fotografive më të mira të ditës. Ndryshe, Alkent Pozhegu ka marrë tri certifikata nga libri “Guiness”. /Lajmi.net/