Aliu shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të punëtorit në Shtime: Ishte shembull i një qytetari të denjë
Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të Isuf Bislimit, i cili humbi jetën në vendin e tij të punës. Ai ka thënë se Bislimi do të kujtohet gjithmonë si një njeri i ndershëm, i urtë dhe punëtor që me përkushtimin dhe sjelljen e tij la gjurmë të…
Lajme
Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të Isuf Bislimit, i cili humbi jetën në vendin e tij të punës.
Ai ka thënë se Bislimi do të kujtohet gjithmonë si një njeri i ndershëm, i urtë dhe punëtor që me përkushtimin dhe sjelljen e tij la gjurmë të mira tek të gjithë ata që patën fatin ta njohin.
“Isufi shquhej për qetësinë, maturinë dhe respektin ndaj të tjerëve, duke qenë shembull i një qytetari të denjë dhe një njeriu me vlera të larta njerëzore. Kujtimi për të do të mbetet i gjallë dhe i paharruar në mesin e familjarëve, miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij. Në këto momente të rënda për ju, ndajmë dhimbjen dhe ju qëndrojmë pranë me mendje e zemër. Shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për familjen Bislimi, të afërmit, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën të ndjerin. Zoti e mëshiroftë!”, ka shkruar Aliu.
Isuf Bislimi dyshohet se ka humbur jetën dje derisa po punonte në kompaninë “Doni Fruit” në Shtime. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: