Aliu iu bën thirrje qytetarëve të Ferizajit të regjistrohen: Proces i rëndësishëm për të gjithë ne

Kryetari i Komunës së Ferizajit, Agim Aliu iu ka bërë thirrje qytetarëve të Komunës së Ferizajit të regjistrohen në procesin e regjistrimit të popullsisë. Ai ka thënë se ky proces paraqet rëndësi të veçantë si për institucionet ashtu edhe për gjithë shoqërinë, ngaqë evidenton gjendjen e të dhënat tjera tejet të nevojshme të popullsisë dhe…

Lajme

07/05/2024 17:22

Kryetari i Komunës së Ferizajit, Agim Aliu iu ka bërë thirrje qytetarëve të Komunës së Ferizajit të regjistrohen në procesin e regjistrimit të popullsisë.

Ai ka thënë se ky proces paraqet rëndësi të veçantë si për institucionet ashtu edhe për gjithë shoqërinë, ngaqë evidenton gjendjen e të dhënat tjera tejet të nevojshme të popullsisë dhe ekonomive familjare për planifikimet e së ardhmes.

“Ju lus që të gjithë t’i përgjigjeni pozitivisht këtij procesi, të gjithë banorët që jetojnë në Ferizaj, marrin shërbime e shfrytëzojnë infrastrukturën institucionale në fusha të ndryshme, por edhe bashkatdhetarët tonë në mërgatë, të regjistrohen banorë të Komunës së Ferizajt. Për familjet që nuk e kanë kryer ende këtë proces, ju lutemi që të paraqiteni duke kontaktuar Komisionin Komunal të Regjistrimit të Popullsisë dhe Ekonomive Familjare në këtë numër telefoni: +383 46 190 306, ashtu që të lehtësojmë qasjen e regjistruesve në ato vendbanime apo ekonomi familjare”, ka shkruar Aliu. 
Ai këtë proces e ka konsideruar si të rëndësishëm për të gjithë ne.
Postimi i plotë: