Aliu i jep çelësat e shtëpisë disa familjeve në veri: Kosova është vend i të gjithë qytetarëve
Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu i ka dorëzuar çelësat e shtëpisë disa familjeve në veri, si përfitues të projektit “Ndërtimi dhe Renovimi i Shtëpive në veri”. Aliu përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se ky projekt me vlerë rreth 1.5 milion euro, i ndihmoi 25 familje me 21 rindërtime dhe 4 renovime. “Jemi zotuar…
Lajme
Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu i ka dorëzuar çelësat e shtëpisë disa familjeve në veri, si përfitues të projektit “Ndërtimi dhe Renovimi i Shtëpive në veri”.
Aliu përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se ky projekt me vlerë rreth 1.5 milion euro, i ndihmoi 25 familje me 21 rindërtime dhe 4 renovime.
“Jemi zotuar para qytetarëve dhe në përputhje me atë zotim deri tani kemi ndërtuar 23 dhe 2 janë në proces të perfundimit, ndërkaq për vitin 2025 do të vazhdohet edhe më tutje në ndërtimin dhe kthimin e të gjithë qytetarëve pa dallim në pronat e shtëpitë e tyre. Kosova është vend i të gjithë qytetarëve, ku të gjithë duhet të jetojnë të lirë e të papenguar në të drejtën e tyre”, ka shkruar Aliu në Facebook. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë në Facebook: