Ali Ahmeti uron Kurtin për fitoren: Kosova ka nevojë për stabilitet, zhvillim dhe vizion të qartë shtetëror
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka shkruar pas mbajtjes së zgjedhjeve nacionale në Kosovë. Ai i ka përgëzuar qytetarët e Kosovës, për procesin zgjedhor ku thotë se dëshmuan maturi dhe pjekuri të lartë demokratike. “U zhvillua një proces i lirë, i ndershëm dhe plotësisht demokratik, në përputhje me standardet evropiane, duke konfirmuar forcën e institucioneve…
Lajme
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka shkruar pas mbajtjes së zgjedhjeve nacionale në Kosovë.
Ai i ka përgëzuar qytetarët e Kosovës, për procesin zgjedhor ku thotë se dëshmuan maturi dhe pjekuri të lartë demokratike.
“U zhvillua një proces i lirë, i ndershëm dhe plotësisht demokratik, në përputhje me standardet evropiane, duke konfirmuar forcën e institucioneve dhe vullnetin e lirë të qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.
Ai ka uruar VV-në dhe Albin Kurtin për fitoren e shënuar, shkruan lajmi.net.
“Kosova ka nevojë për stabilitet, zhvillim dhe vizion të qartë shtetëror, në shërbim të qytetarëve të saj. Si dikush që ka dhënë kontribut për lirinë e Kosovës dhe që beson thellë në të ardhmen e saj, dëshiroj që Kosova të ecë përpara me hapa të sigurt, duke forcuar aleancën e saj strategjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me Bashkimin Evropian. Kjo është rruga që garanton paqe, zhvillim dhe një të ardhme të sigurt për brezat që vijnë. Kosova e lirë, e fortë dhe e zhvilluar, ka qenë dhe mbetet ëndrra jonë e përbashkët!”, ka shtuar Ahmeti në Facebook. /Lajmi.net