Ali Ahmeti për tragjedinë në Koçan: Të tronditur, moment i vështirë

Kryetari i BDI-së në RMV, Ali Ahmeti ka reaguar pas tragjedisë në Koçan. Ai shprehet i tronditur për këtë rast, i cili thotë se është moment i vështirë. Ahmeti tutje u ka shpreh ngushëllime familjarëve të viktimave. Postimi: Sot, zemrat tona janë të tronditura dhe të mbushura me dhimbje nga tragjedia e tmerrshme që ka…

Lajme

16/03/2025 13:26

Kryetari i BDI-së në RMV, Ali Ahmeti ka reaguar pas tragjedisë në Koçan.

Ai shprehet i tronditur për këtë rast, i cili thotë se është moment i vështirë.

Ahmeti tutje u ka shpreh ngushëllime familjarëve të viktimave.

Postimi:

Sot, zemrat tona janë të tronditura dhe të mbushura me dhimbje nga tragjedia e tmerrshme që ka ndodhur në Koçan, ku humbën jetën më shumë se 50 persona dhe shumë të tjerë u plagosën. Ky është një moment i jashtëzakonshëm dhe i vështirë për të gjithë ne, dhe, në këto momente të dhimbjes së thellë, mendimet dhe lutjet tona janë me familjet e viktimave dhe me ata që po kalojnë nëpër këtë vuajtjeje.

Ngushëllime të thella për të gjitha familjet e viktimave dhe shërim sa më të shpejtë për të gjithë ata që janë lënduar.