Ali Ahmeti, lider i BDI-së edhe një mandat
Kongresi III i partisë Bashkimi Demokratik për Integrim sot ka vendosur që Ali Ahmeti të jetë kryetar i saj edhe për një mandat. Ai është rizgjedhur lider i BDI-së me vota të hapura të të gjithë delegatëve të pranishëm në Kongresin e tretë zgjedhor. Ahmeti është lider i kësaj partie që nga themelimi i saj.

Lajme
Mbi 675 delegatë i kanë dhënë mbështetje Ahmetit për të udhëhequr partinë edhe për një mandat.
Pas zgjedhjes së Ahmetit, pritet edhe zgjedhja e Kuvendit partiak, por edhe e Kryesisë qendrore.
Në garën për këto poste janë shumë emra brenda kësaj partie, të cilët pretendojnë se kanë shënuar rezultate pozitive në zgjedhjet e 27 prillit.
“Njeriu që fiton çdoherë nuk duhet të ndërrohet. Do të ketë ndryshime në Kryesinë qendrore, e cila do të zgjerohet nga 21në 33 anëtarë, si dhe në Këshillin qendror, që do të numërojë 81, në vend të 75 anëtarëve, sa ishin deri tash”, theksoi sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Abdilaqim Ademi.
Gjithashtu nga kongresi do të dalin edhe emrat e ministrave që do të jenë pjesë e kabinetit të ri qeveritar. (INA)