Alexander “Sasha” Kasanof emërohet pasardhës i Gabriel Escobar nga Departamenti i Shtetit
Alexander “Sasha” Kasanof është emëruar Zëvendës Ndihmës Sekretar për Ballkanin Perëndimor si dhe për Shtypin dhe Diplomacinë Publike në Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Aziatike. Emërimi i tij është bërë i ditur nga Departamenti i Shtetit Amerikan. Kasanof do të jetë pasues i Gabriel Escobar, i cili tashmë ka mbaruar mandatin e tij, transmeton lajmi.net.…

Lajme
Alexander “Sasha” Kasanof është emëruar Zëvendës Ndihmës Sekretar për Ballkanin Perëndimor si dhe për Shtypin dhe Diplomacinë Publike në Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Aziatike.
Emërimi i tij është bërë i ditur nga Departamenti i Shtetit Amerikan.
Kasanof do të jetë pasues i Gabriel Escobar, i cili tashmë ka mbaruar mandatin e tij, transmeton lajmi.net.
” Ai ka shërbyer më parë si Asistent Ekzekutiv i ish Nënsekretares për Çështjet Politike Victoria Nuland dhe ushtruese e detyrës së Nënsekretarit për Çështjet Politike John Bass. Sasha ka shërbyer jashtë shtetit në Irlandë, Turkmenistan, Kili dhe Ukrainë. Ai mori çmimin James Clement Dunn për ekselencë për punën e tij si Këshilltar Politik në Ambasadën e SHBA-së në Kiev gjatë Revolucionit Maidan dhe pushtimit të mëvonshëm të Rusisë në Ukrainë”, thuhet në njoftim.
“Detyrat e Sashës në Uashington përfshijnë: Drejtor i Zyrës së Politikave dhe Programeve Globale në Byronë e Çështjeve Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit, Zëvendësdrejtor i Stafit të Sekretariatit Ekzekutiv (“Linja”), Drejtor i Zyrës së Çështjeve të Evropës Lindore dhe Zëvendësdrejtor i Zyrës së Çështjeve të Kaukazit dhe Konflikteve Rajonale. Ai është i diplomuar në Kolegjin Kombëtar të Luftës, Shkollën Johns Hopkins të Studimeve të Avancuara Ndërkombëtare dhe Kolegjin Hamilton. Sasha flet frëngjisht, italisht, rusisht dhe spanjisht”,theksohet tutje nga DASH.
Duhet përkujtuar që Escobar ishte marrë nga afër në lidhje me zhvillimet e shumta që kanë prekur Kosovën, ndër të tjerash me ato që kishin të bënin me dialogun me Serbinë./Lajmi.net./