Alex: Ky është një prej sulmuesve më të mirë në botë
Qendërmbrojtësi i Milanit, Alex, ka thënë se Gonzalo Higuain është një prej sulmuesve më të mirë në botë.

Sport
Gonzalo Higuain është një prej sulmuesve më të mirë në botë, sipas qendërmbrojtësit të Milanit, Alex.
Sulmuesi i Napolit ka realizuar 24 gola në 25 ndeshje në Serie A.
Dhe, Alex, para duelit me Higuainin të hënën në San Paolo ka veçuar argjentinasin për rrezikun e tij.
“Tani për tani, Higuain është një prej sulmuesve më të mirë në botë”, ka thënë Alex për “Corriere dello Sport”, përcjell “Lajmi.net”.
“Ai mund të bëjë dallimin nga asgjë. Kam luajtur me Ibrahimovic në PSG dhe Higuain ma kujton atë. Gonzalo është një sulmues i paparashikueshëm, i cili është shumë i shpejtë”, ka deklaruar ai.