​Aleanca ushtarake Shqipëri-Kosovë-Kroaci, BDI: Kryeministri po afrohen me Beogradin

Bashkimi Demokratik për Integrim duke komentuar marrëveshjen për bashkëpunim ushtarak mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë. Nga BDI pyesin se përse Maqedonia e Veriut nuk është bërë pjesë e marrëveshjes për bashkëpunim ushtarak mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë, përcjell TV21. Thonë se kryeministri dhe ministri i Mbrojtjes po afrohen me Beogradin, ndërkaq shtojnë se ministrat e…

Lajme

06/04/2025 13:36

Bashkimi Demokratik për Integrim duke komentuar marrëveshjen për bashkëpunim ushtarak mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë.

Nga BDI pyesin se përse Maqedonia e Veriut nuk është bërë pjesë e marrëveshjes për bashkëpunim ushtarak mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë, përcjell TV21.

Thonë se kryeministri dhe ministri i Mbrojtjes po afrohen me Beogradin, ndërkaq shtojnë se ministrat e qeverisë aktuale shihen në evenimente të ambasadave ruso-kineze.

“Përse Maqedonia e Veriut mbeti jashtë bashkëpunimit ushtarak me aleatët e NATO-s? Shqipëria, Kosova dhe Kroacia nënshkruan një memorandum për bashkëpunim ushtarak dhe industrial, me efekte pozitive edhe në ekonomitë e tyre. Ndërkohë, Maqedonia e Veriut mbeti jashtë kësaj iniciative të rëndësishme rajonale. U harruam? U përjashtuam? Apo kjo qeveri refuzoi të bëhet pjesë e procesit? ….Në vend që të thellojë aleancën me NATO-n dhe partnerët perëndimorë, kryeministri dhe ministri i Mbrojtjes po afrohen me Beogradin dhe aleatët e tij. Ndërsa qeveritë e rajonit lëvizin qartë drejt vlerave euroatlantike, disa ministra të kësaj qeverie janë mysafirë të rregullt në pritjet e ambasadave ruso-kineze, ndërsa të tjerë marrin pjesë në ceremoni shtetërore që janë haptazi kundër NATO-s, aleancës ku ne jemi anëtarë me të drejta të plota. Pse hesht VLEN?”, thonë nga BDI.