Aleanca pezullon aktivitetet e sotme në Suharekë, kjo është arsyeja

Aleanca nuk do të mbajë sot asnjë aktivitet të fushatës zgjedhore, në Suharekë. Kjo për shkak të vdekjes së të riut nga kjo komunë, Flamur Kuqi. Lajmin e ka bërë të ditur kreu i Aleancës në Suharekë, njëherazi edhe kryetar i kësaj komune, Bali Muharremaj. “Ju njoftoj se të gjitha aktivitet politike të fushatës zgjedhore,…

Lajme

28/05/2026 11:03

Aleanca nuk do të mbajë sot asnjë aktivitet të fushatës zgjedhore, në Suharekë.

Kjo për shkak të vdekjes së të riut nga kjo komunë, Flamur Kuqi.

Lajmin e ka bërë të ditur kreu i Aleancës në Suharekë, njëherazi edhe kryetar i kësaj komune, Bali Muharremaj.

“Ju njoftoj se të gjitha aktivitet politike të fushatës zgjedhore, të subjektit tonë politik të Aleancës në Suharekë, do të pezullohen për shkak të ngjarjes së hidhur, me rastin e vdekjes së të riut Flamur Kuqi.

Aktivitetet zgjedhore do të vazhdojnë nga dita e nesërme sipas agjendës” deklaroi Muharremaj.

37-vjeçari Kuqi ishte profesionist i respektuar dhe ekonomist i njohur në Suharekë.