“Aleanca për Shqipërinë Madhështore”: Sali Berisha në koalicion me 25 parti në zgjedhje

Partia Demokratike e Shqipërisë me kryetar Sali Berishën ka firmosur koalicion me 25 parti të tjera për zgjedhjet e 11 majit. Bie në sy se koalicioni Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka mbledhur nën një ombrellë Shpëtim Idrizin e PDIU-së me Vangjel Dulen e PBDNJ-së, edhe pse ideologjikisht radikalisht të kundërt. Gjithashtu, Berisha koalicion ka bërë…

Lajme

04/03/2025 11:31

Partia Demokratike e Shqipërisë me kryetar Sali Berishën ka firmosur koalicion me 25 parti të tjera për zgjedhjet e 11 majit.

Bie në sy se koalicioni Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka mbledhur nën një ombrellë Shpëtim Idrizin e PDIU-së me Vangjel Dulen e PBDNJ-së, edhe pse ideologjikisht radikalisht të kundërt.

Gjithashtu, Berisha koalicion ka bërë edhe me Partinë e Lirisë të Ilir Metës.

Emrat e partive në koalicion?

1. Partia Demokratike e Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryetari, Sali Berisha.
2. Partia e Lirisë, përfaqësuar nga Presidenti Ilir Metaj.
3. Partia Republikane, përfaqësuar nga Kryetari Fatmir Mediu.
4. Partia Demokristiane, përfaqësuar nga Kryetari Nard Ndoka.
5. Partia Bashkim për të Drejtat e Njeiut, përfaqësuar nga Kryetari Vangjel Dule.
6. Patia Agrare Ambjentaliste e Shqipërisë përfaqësuar nga Kryetari Agron Duka.
7. Partia Kombëtare Konservatore Albania, përfaqësuar nga Kryetari Kujtim Gjuzi.
8. Partia Emigracioni Shqiptar, përfaqësuar nga Kryetari Kostaq Papa.
9. Partia Aleanca Arbnore Kombëtare, përfaqësuar nga Kryetari Gjet Ndoj
10. Partia Aleanca Europiane Ekologjike përfaqësuar nga Kryetari Sazan Guri.
11. Partia Personat me Aftësi të Kufizuar, përfaqësuar nga Kryetari Gjovalin Shqalshi.
12. Partia Lëvizja Demokratike për Ndryshim, përfaqësuar nga Kryetari Nikolin Staka
13. Partia Lëvizja e Legalitetit, përfaqësuar nga Kryetari Shpëtim Axhani.
14. Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar, përfaqësuar nga Kryetari Ylber Valteri.
15. Partia Ora e Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryetari Zef Shtjefni.
16. Partia Lidhja Demokristiane Shqiptare, përfaqësuar nga Kryetari Mhill Gecaj.
17. Partia Kristian Demokrate e Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryetari Dhimtër Muslia
18. Partia Fryma e Re Demokratike, përfaqësuar nga Kryetari Sali Shehu.
19. Partia Bashkimi Liberald Demokrat, përfaqësuar nga Kryetari Arian Starova.
20. Partia Balli Kombëtar Shqiptar, përfaqësuar nga Kryetari Adriatik Alimadhi.
21. Partia Balli Kombëtar Demokrat, përfaqësuar nga Kryetari Artur Roshi.
22. Partia Bashkimi Popullor I Pensionistëve Shqiptar përfaqësuar nga Kryetari Selami Jenishehri.
23. Partia për Europianizim dhe Integrimin e Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryetari Rivelino Çuno.
24. Partia Rruga e Vërtetë Shqiptare, përfaqësuar nga Kryetari Muharem Doda.
25. Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian, përfaqësuar nga Kryetari Vasil Sterjovski.
26. Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet përfaqësuar nga kryetari Shpëtim Idrizi./Lajmi.net/