Aleanca për bujqësi

Besnik Tahiri ka vizituar fshatin Vranidoll ku ka shpalosur progarimin e tij për bujqësi, të cilin e ka quajtur “Kontrata për Ndryshim”.

Lajme

06/10/2013 13:43

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për Kryetar të Prishtinës, Besnik Tahiri, në vijim të fushatës së tij, ka vizituar fermerët në fshatin Vranidoll, ku ka shpalosur programin e tij për bujqësi dhe zhvillim rural.

Ai tha se ka zhvilluar për 5 muaj rresht konsultimesh të drejtpërdrejta me bujq, fermer, prodhues dhe mbi të gjitha me ekspert të kësaj fushe,  për të hartuar projektin zhvillimor për sektorin e bujqësisë dhe zhvillimin rural në Komunën e Prishtinës, që ai e ka quajtur “Kontratën për Ndryshim”.

“Sektori i bujqësisë në Komunën e Prishtinës ka kapacitet për të adresuar nevojën më të madhe të qytetarëve të saj e që është punësimi”.

“Në këtë aspekt politikat e qëndrueshme me subvencione të sakta për tokat bujqësore që nga Tenezhdolli e deri në Bërnicë, për resurset natyrore prej Makocit e deri në Hajkobillë e Dabishec, për pjesën e fshatrave rreth liqenit të Badovcit, në mandatin e saj 4 vjeçar që në vitin e parë do të krijoj 1000 vende të reja të punës ndërkaq për gjatë gjithë mandatit 3000 vende të punës”.

“Është e pa pranueshme që Komuna e Prishtinës, i ka ndarë vetëm 255 mijë euro për vitin 2013. Në vitin 2012 kjo drejtori kishte 700 mijë euro, që nënkuptojmë se Departamentit për Bujqësi u janë marr 455 mijë euro. Ndërkaq po këtë vit komuna e ka anuluar 6 projekte që i ka subvencionuar në lëmin e bujqësisë”.

 

Oferta e Aleancës për  Bujqësi:

Në programin tonë të bujqësisë për fermerët e Komunës së Prishtinës do të ofrojmë:

Ndryshim të qasjes ndaj këtij sektori, që bujqësia të ketë tretmanin e duhur; Të hyrat e prodhimit bujqësor dhe fermerit do të mbështeten në vazhdimësi; Të ardhurat e fermerit do ti ndajmë nga politikat sociale dhe politikat e rrethit; Çmimet e prodhimeve të fermerëve përmes marketingjeve do të jenë korrekte;  Forcim të lobimit për fermerët dhe për prodhimet bujqësore vendase dhe  Forcim të shkallës monitoruese për ndërrim të strukturës agrare.

Në një kohë kur rreth  gjysma e popullsisë jeton në fshat, prodhimi bujqësor nuk është në gjendje të garantoje burimet e jetesës. Për rrjedhoje zhvendosjet masive të popullsisë së fshatit drejt qyteteve dhe emigracionit janë tregues i dështimit të politikave qeveritare në fushën e bujqësisë dhe ushqimit. Qëndrimi ndaj tokës bujqësore kaotik dhe i papërgjegjshëm.

Për sektorin e bujqësisë ne do të angazhohemi:

Stimulojë krijimin e ndërmarrjeve bujqësore dhe blegtorale me dhënien e kredive pa interes, si dhe heqjen për një periudhe 2 vjeçare të të gjitha detyrimeve shoqërore, për ata që do të punësojnë më shume se 5 veta.

Stimulojë transferimin e produkteve të këtij sektori brenda përbrenda vendit, me subvencionimin e një përqindjeje te kostos së transportit.

Investojë në dhoma frigoriferike në të gjitha zonat rurale ku do të grumbullohen ekscedentet e prodhimit, me qellim që të futen përsëri në treg në periudha të tjera gjatë vitit.

Krijojë një fond sigurimi për të mbrojtur fermerët dhe popullsinë rurale kundër dëmeve të shkaktuara nga katastrofat natyrale.

Rënia e prodhimit bujqësor  ka rënduar së tepërmi deficitin tregtar të vendit Politikat klienteliste  dhe monopolet po asfiksojnë përpjekjet e fermerit shqiptar për të prodhuar, për të dalë në treg dhe për të siguruar të ardhura për jetesë duke thelluar varfërinë dhe mungesën e shpresës.

Bujqësia është një sektor i prapambetur dhe jo efektiv i ekonomisë, që nuk është në gjendje të sigurojë;

Produkte dhe të ardhura të mjaftueshme për familjen e këtyre zonave;

Sasi dhe cilësi të mjaftueshme të produkteve për tregun vendas.

Për pasojë, po vazhdon braktisja e sektorit të bujqësisë dhe po thellohet varfëria rurale.

Përgatitja e programeve të veçanta për të mbështetur e nxitur zhvillimin e aktiviteteve efecientë për rritjen e produktivitetit dhe efikasitetit ekonomik të fermave në zona të varfra.

Mbështetja organizative e tekniko-financiare për shfrytëzimin e resurseve natyrore të këtyre zonave, si: grumbullimi, përpunimi dhe eksportimi i bimëve mjekësore eterovajore, zhvillimi i akuakultures, i bletarisë.

Për zhvillimi rural ne angazhohemi:

Përgatitja e programeve të veçanta për të mbështetur e nxitur zhvillimin e aktiviteteve efecientë për rritjen e produktivitetit dhe efikasitetit ekonomik të fermave në zona dhe komunitete të varfra.

Mbështetja organizative e tekniko-financiare për shfrytëzimin e resurseve të këtyre zonave, si: grumbullimi, përpunimi dhe eksportimi i bimëve mjekësore eterovajore, zhvillimi i akuakultures, i bletarisë.

Inkurajimi i zhvillimit të sektorit të perimeve, me qëllim plotësimin e nevojave tëpopullsisë për konsum të freskët, të agroindustrisë me lëndë të para dhe për eksport.

Nxitja dhe mbështetja me investime për ndërtim të serave, me synim agresiv rritjen e prodhimit gjithëvjetor të perimeve, daljen me eksporte.

Politikat e zhvillimit do të synojnë krijimin e qendrave të grumbullimit, të përpunimit, të ruajtjes dhe të tregtimit me shumice të produkteve bujqësore i rëndësishme për nxitjen e shtimit të prodhimeve.

Objektivat e Kontratës për Ndryshim në Bujqësi dhe Zhvillim Rural janë:

Nxitja e krijimit të bashkësive të fermerëve për zgjerimin e sipërfaqeve të tokës, të përdorimit të përbashkët të mekanikës bujqësore, dhe imputove të tjera.

Rritja e përkrahjes financiare të fermerit për nxitjen e prodhimit dhe të konkurrencës së tij në tregje.

Përmirësimi i infrastrukturës rrugore dhe i furnizimit me ujë të fshatrave përmes kanaleve të ujitjes.

Rritje e ndjeshme e prodhimit bujqësor.

Përmirësim thelbësor i strukturave të  shërbimeve në fushën e bujqësisë dhe të ushqimit dhe rritja e efektshmerisë së tyre.

Rigjallërimi i veprimtarisë kërkimore dhe shkencore në fushën e bujqësisë dhe të ushqimit.