Aleanca: Nuk e votojmë presidentin konsensual pa u plotësuar gjashtë kërkesat
Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Avni Arifi, ka bërë me dije se kjo parti nuk e voton presidentin konsensual pa plotësimin e 6 pikave që i ka prezantuar. Ai ka treguar se këto kushte Aleanca i ka publikua prej kohesh dhe me këtë çështje nuk bën kompromis. Sipas tij, kjo parti nuk ka ndryshuar asnjëherë…
Lajme
Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Avni Arifi, ka bërë me dije se kjo parti nuk e voton presidentin konsensual pa plotësimin e 6 pikave që i ka prezantuar.
Ai ka treguar se këto kushte Aleanca i ka publikua prej kohesh dhe me këtë çështje nuk bën kompromis.
Sipas tij, kjo parti nuk ka ndryshuar asnjëherë qëndrim.
“Ne i kemi gjashtë pikat tona. Nëse nuk implementohen këto pika, ne iu urojmë sukses. 80 votat i kanë, le ta zgjedhin presidentin. Ky ka qenë qëndrimi ynë konsistent që prej ditës së parë. Bile kemi thënë që edhe nëse është kandidat i Aleancës, që nuk do të ketë kandidat të Aleancës sepse nuk kemi propozuar, prapë kusht i ka gjashtë pikat. Nuk heqim dorë nga ato pika, nëse VV-ja i do këto shtatë vota në Kuvend për çfarëdo çështje”, ka deklaruar ai.