Aleanca mbledh sot Kryesinë, vendos për pjesëmarrjen në seancën konstituive
Një ditë para vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit, Aleanca do të mbajë mbledhjen e Kryesisë. Sipas informacioneve që ka siguruar Lajmi.net, mbledhja e Kryesisë së Aleancës do të mbahet sot në ora 18:00, ku pritet të diskutohet dhe të merret vendim për pjesëmarrjen e deputetëve të saj në seancën e së mërkurës, raporton lajmi.net…
Lajme
Një ditë para vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit, Aleanca do të mbajë mbledhjen e Kryesisë.
Sipas informacioneve që ka siguruar Lajmi.net, mbledhja e Kryesisë së Aleancës do të mbahet sot në ora 18:00, ku pritet të diskutohet dhe të merret vendim për pjesëmarrjen e deputetëve të saj në seancën e së mërkurës, raporton lajmi.net
Seanca konstituive është thirrur për 9 shtator, në ora 11:00, ndërsa Aleanca deri tani ka mbajtur qëndrim kritik ndaj mënyrës së zhbllokimit të procesit.
Aleanca, së bashku me PDK-në, prej ditësh ka kërkuar që të thirret seanca konstituive dhe të nisë procesi për konstituimin e Kuvendit.
Megjithatë, sipas raportimeve të fundit, qëndrimi fillestar brenda Aleancës ka qenë që të mos marrë pjesë në seancën e 9 shtatorit, ndërsa vendimi përfundimtar pritet të merret sonte në mbledhjen e Kryesisë./Lajmi.net/