Aleanca Kosovare e Bizneseve shprehet e shqetësuar: Komuna e Prishtinës dhe Pallati i Rinisë po falimentojnë biznesin vendore
Aleanca Kosovare e Bizneseve është shprehur e shqetësuar me situatën e krijuar tash e sa kohë për bizneset kosovare. AKB ka reaguar ashpër ndaj Komunës së Prishtinës dhe Pallatit të Rinisë që sipas tyre po falimentojnë bizneset vendore. Nga Aleanca Kosovare e Bizneseve u tha se më 1 shtator Komuna e Prishtinës dhe Pallati i…

Lajme
Aleanca Kosovare e Bizneseve është shprehur e shqetësuar me situatën e krijuar tash e sa kohë për bizneset kosovare.
AKB ka reaguar ashpër ndaj Komunës së Prishtinës dhe Pallatit të Rinisë që sipas tyre po falimentojnë bizneset vendore.
Nga Aleanca Kosovare e Bizneseve u tha se më 1 shtator Komuna e Prishtinës dhe Pallati i Rinisë kanë mbyllur biznesin “Visari SHPK” një kompani me traditë 20 vjeçare dhe kontribuuese e rregullt në pagesën e qirasë dhe tatimeve.
“Nga ky vendim i njëanshëm dhe i padrejtë:
25 punëtorë kanë mbetur në rrugë, duke iu mohuar e drejta elementare për punë dhe mbijetesë.Biznesit i janë uzurpuar mbi 200 mijë euro, duke i pamundësuar veprimtarinë normale.Rrezikohet falimentimi i markës tregtare “Life Style”, një emër i njohur në tregun kosovar.AKB e konsideron këtë akt si shkelje flagrante të ligjit, të drejtave të pronësisë dhe të lirisë së biznesit, duke dëshmuar një arrogancë institucionale të papranueshme dhe dëm të drejtpërdrejtë për ekonominë e vendit”,thuhet në reagim.
AKB ka kërkuar me urgjencë që të hiqet dryni dhe të rikthehet biznesi në lokalet ku ka ushtruar aktivitetin prej dy dekadash.
“Kërkojmë me urgjencë që:Të hiqet menjëherë dryni dhe të rikthehet biznesi në lokalet ku ka ushtruar aktivitet prej dy dekadash. Komuna e Prishtinës dhe Pallati i Rinisë të japin llogari për këtë vendim të paligjshëm dhe dëmet e shkaktuara.Institucionet qendrore të reagojnë ndaj këtij precedent të rrezikshëm, ku bizneset mbyllen pa vendim gjyqësor dhe pa respektim të kontratave.AKB do të përdor të gjitha mjetet ligjore dhe demokratike për të mbrojtur bizneset tona nga padrejtësi e tilla, duke mos lejuar që vendimet arbitrare të shkatërrojnë mundin dhe punën e qytetarëve tanë”./Lajmi.net/