Aldo eliminohet nga Big Brother VIP Albania 4, por bileta e fatit e rikthen në lojë

Spektakli i së shtunës në Big Brother VIP Albania 4 solli një eliminim dramatik, me regjisorin Aldo Bardhi që u largua nga shtëpia pas një televotimi të ngushtë. Ai ishte në nominim përballë Jozit dhe Gerta Gixharit, por këtë herë fati nuk ishte në anën e tij – të paktën jo menjëherë. Me të arritur…

ShowBiz

30/03/2025 08:15

Spektakli i së shtunës në Big Brother VIP Albania 4 solli një eliminim dramatik, me regjisorin Aldo Bardhi që u largua nga shtëpia pas një televotimi të ngushtë.

Ai ishte në nominim përballë Jozit dhe Gerta Gixharit, por këtë herë fati nuk ishte në anën e tij – të paktën jo menjëherë.

Me të arritur në studio, Aldo surprizoi të gjithë kur hapi “Biletën e Fatit”, e cila kishte të shkruar “Vajtje-Ardhje”.

Kjo do të thotë se ai ka të drejtën të rikthehet në shtëpinë më të famshme në Shqipëri dhe të vazhdojë rrugëtimin për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.
Ky kthim i papritur e kthen lojën në një tjetër drejtim dhe me siguri do të sjellë reagime të ndryshme nga banorët e tjerë.
Tani mbetet për t’u parë si do ta shfrytëzojë Aldo këtë shans të dytë në Big Brother VIP Albania 4.