“Albulena ka më shumë vota…” – Armend Mujës i del problem edhe me ambasadorët e Gjermanisë dhe Francës, i sulmon indirektë

Mbrëmë, ambasadori gjerman, Jorn Rohde dhe ai i Francës, Olivier Guerot patën një intervistë në ‘Klan Kosovë’. Rohde kritikoi krizën aktuale, dhe ditë më parë kishte thënë se kur dështon, duhet të ndërrohet lojtari. Deputeti i VV-së, Armend Muja, ka thënë se vullneti i popullit nuk deformohet në studio të Klan Kosovës. Pa i përmendur…

Lajme

22/05/2025 16:42

Mbrëmë, ambasadori gjerman, Jorn Rohde dhe ai i Francës, Olivier Guerot patën një intervistë në ‘Klan Kosovë’.

Rohde kritikoi krizën aktuale, dhe ditë më parë kishte thënë se kur dështon, duhet të ndërrohet lojtari.

Deputeti i VV-së, Armend Muja, ka thënë se vullneti i popullit nuk deformohet në studio të Klan Kosovës. Pa i përmendur ambasadorët, Muja duket se godet Rohden e Guerotin.

Postimi:

Katër deputetet gra më të votuara nga katër subjektet e para në legjislaturën e nëntë janë:

1. Lëvizja VETËVENDOSJE!, Albulena Haxhiu, 125 722 vota.

2. Partia Demokratike e Kosovës, Vlora Çitaku, 41 929 vota.

3. Lidhja Demokratike e Kosovës, Doarsa Kica Xhelili, 63 164 vota.

4. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – Nisma Social-demokrate, Time Kadrijaj, 15 597 vota.

Albulena ka më shumë vota sesa Vlora, Doarsa dhe Timja bashkë: 125 722 përkundrejt 120 690! Vullneti i popullit të Kosovës nuk mund të deformohet në studio të Klan (në pronësi të K.G. Djakovica, Srbija).