Albulena Haxhiu shihet me gazetarin e RTK-së që mori 200 mijë euro nga ish-qeveria Kurti dhe gruan e tij
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, është parë duke biseduar me gazetarin e RTK-së, Blerim Haxhija dhe bashkëshorten e tij, Elmaze Nura në lokalet te “Kafet e Rakisë” në Prishtinë. Në fotografitë që ka siguruar Paparaci, Haxhiu shihet duke biseduar me gazetarin dhe gruan e tij teksa qëndrojnë në këmbë. Ndërkohë, gazetari Haxhija dhe…

Lajme
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, është parë duke biseduar me gazetarin e RTK-së, Blerim Haxhija dhe bashkëshorten e tij, Elmaze Nura në lokalet te “Kafet e Rakisë” në Prishtinë.
Në fotografitë që ka siguruar Paparaci, Haxhiu shihet duke biseduar me gazetarin dhe gruan e tij teksa qëndrojnë në këmbë.
Ndërkohë, gazetari Haxhija dhe gruaja e tij ishin përfolur në media për përfitim të granteve nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Sipas raportimeve, 100 mijë euro i ka përfituar një organizatë joqeveritare me emrin Cult Club në të cilën një prej themeluesve është ushtruesi i detyrës së kryeredaktorit të RTK-së, Blerim Haxhija.
Ndërkaq, Elamze Nura, bashkëshortja e kryeredaktorit të RTK-së Blerim Haxhija, ka përfituar mbështetjeje financiare prej 4 mijë eurosh nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, e udhëhequr nga ministri në detyrë Hajrulla Çeku.
Kujtojmë se gazetari Haxhija ishte kritikuar fort për intervistën e tij me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për shkak të qasjes mbrojtëse dhe pyetjeve josfiduese ndaj Kurtit.