Albulena Haxhiu “premton” se do ta tregojë datën e seancës konstituive: Mbahet në javën e parë të gushtit
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, tha se seancën konstituive do ta thërrasë në javën e parë të gushtit. Këtu Haxhiu bëri një premtim. “Do të ketë seancë në javën e parë të gushtit. Ju premtoj që javën e ardhshme do të tregojmë datën dhe orën”. Presidenca kishte thënë se Haxhiu ka vendosur që…
Lajme
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, tha se seancën konstituive do ta thërrasë në javën e parë të gushtit.
Këtu Haxhiu bëri një premtim.
“Do të ketë seancë në javën e parë të gushtit. Ju premtoj që javën e ardhshme do të tregojmë datën dhe orën”.
Presidenca kishte thënë se Haxhiu ka vendosur që të caktojë seancën konstituive kah fundi i afatit ligjor, i cili përfundon më 7 gusht, me qëllimin që t’iu lë kohë partive politike për arritjen e një marrëveshje për Presidentin.