Albulena Haxhiu paraqitet në gjykatë për gazin lotsjellës në Kuvend, pak para seancës konstituive
Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është paraqitur sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ku është paraparë të zhvillohet seanca gjyqësore për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend në vitin 2016. Por seanca është shtyrë për shkak të mungesës së të akuzuarve të tjerë. Haxhiu, Besa Baftiu, Donika Kadaj Bujupi dhe Pal Lekaj akuzohen…

Lajme
Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është paraqitur sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ku është paraparë të zhvillohet seanca gjyqësore për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend në vitin 2016.
Por seanca është shtyrë për shkak të mungesës së të akuzuarve të tjerë.
Haxhiu, Besa Baftiu, Donika Kadaj Bujupi dhe Pal Lekaj akuzohen se në shkurt të 2016-ës kanë futur bombola të gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, duke e kryer veprën penale “Armëmbajtje paleje”.
Aktakuza ka të bëjë me kohën kur partitë atëherë në opozitë, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate, kundërshtonin marrëveshjen Kosovë-Mali i Zi për demarkacionin e kufirit dhe marrëveshjen Kosovë-Serbi për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Deri po vazhdon të merret me një proces tejet të rëndësishëm gjyqësor, Albulena Haxhiu është propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje pikërisht për Kryetare të Kuvendit të Kosovës.
Haxhiu nuk arriti të marrë më tepër se 57 vota në votim të hapur, e pas kësaj Vetëvendosje prej disa muajve po tenton që këtë ta mundësojë përmes votimit të komisionit për votim të fshehtë./Lajmi.net/