Albulena Haxhiu nuk votohet për kryeparlamentare, seanca konstituive vazhdon të dielën
Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës dështoi sërish. Përpjekja e gjashtë e legjislaturës së nëntë të Kosovës nuk arriti të nxjerrë emrin e kryeparlamentarit të ri të këtij institucioni, transmeton lajmi.net. 57 vota për, 47 kundër dhe tre abstenime nuk mjaftuan që Haxhiu të jetë kryeparlamentarja e re e Kuvendit të Kosovës. Vazhdimi i seancës…

Lajme
Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës dështoi sërish.
Përpjekja e gjashtë e legjislaturës së nëntë të Kosovës nuk arriti të nxjerrë emrin e kryeparlamentarit të ri të këtij institucioni, transmeton lajmi.net.
57 vota për, 47 kundër dhe tre abstenime nuk mjaftuan që Haxhiu të jetë kryeparlamentarja e re e Kuvendit të Kosovës.
Vazhdimi i seancës konstituive do të jetë me 27 prill në ora 10:00./Lajmi.net/