Albulena Haxhiu njofton për vdekjen e babait të saj: Do të dua përherë dhe nuk do të harroj kurrë
Kryetarja e Kuvendit dhe u.d. presidentja, Albulena Haxhiu, ka njoftuar për vdekjen e babait të saj. Në një postim në Facebook, ajo shkroi se humbi mbështetësin e saj më të madh dhe tha se do ta kujtojë përherë. Me zemër të thyer e dhimbje të thellë, njoftoj për ndarjen nga jeta të babit. Ai ishte…
Lajme
Kryetarja e Kuvendit dhe u.d. presidentja, Albulena Haxhiu, ka njoftuar për vdekjen e babait të saj.
Në një postim në Facebook, ajo shkroi se humbi mbështetësin e saj më të madh dhe tha se do ta kujtojë përherë.
Me zemër të thyer e dhimbje të thellë, njoftoj për ndarjen nga jeta të babit.
Ai ishte shtylla jonë më e fortë, mbështetësi im më i madh, njeriu që na mësoi respektin për të tjerët dhe që, me dashuri të pastër, dinte të na mbante gjithmonë të bashkuar.
Do të dua përherë dhe nuk do të harroj kurrë, babë. Do të më mungosh shumë.