Albulena Haxhiu nesër pret në takim ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Ferit Hoxha

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, do të presë nesër në takim ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Ferit Hoxha. Takimi do të mbahet duke filluar nga ora 10:00 në Kabinetin e Presidentes, transmeton lajmi.net. Sipas njoftimit, mediat do të kenë mundësi të marrin pamje…

Lajme

30/05/2026 17:24

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, do të presë nesër në takim ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Ferit Hoxha.

Takimi do të mbahet duke filluar nga ora 10:00 në Kabinetin e Presidentes, transmeton lajmi.net.

Sipas njoftimit, mediat do të kenë mundësi të marrin pamje në fillim të takimit./lajmi.net/