Albulena Haxhiu flet pas takimit me presidenten Osmanin, tregon tri datat e mundshme të zgjedhjeve lokale
Ka përfunduar takimi i presidentes Vjosa Osmani me përfaqësuesit e partive politike në vend. Në këtë takim nga radhët e Vetëvendosjes e pranishme ishte e propozuara për kryekuvendare, Albulena Haxhiu. E pas takimit, Haxhiu deklaroi se tri datat e mundshme për zgjedhjet lokale janë 5,12 apo 19 tetor. Duhet përkujtuar që në vendin tonë ende…

Lajme
Ka përfunduar takimi i presidentes Vjosa Osmani me përfaqësuesit e partive politike në vend.
Në këtë takim nga radhët e Vetëvendosjes e pranishme ishte e propozuara për kryekuvendare, Albulena Haxhiu.
E pas takimit, Haxhiu deklaroi se tri datat e mundshme për zgjedhjet lokale janë 5,12 apo 19 tetor.
Duhet përkujtuar që në vendin tonë ende nuk është zgjidhur situate e krijuar pas zgjedhjeve nacionale të 9 shkurtit- e një situatë e tillë duket se do vazhdojë ende.
“Sapo përfundoi takimi i thirrur nga presidentja Osmani që kishte për qëllim konsultimin për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale. Në këtë takim në vend të Kurtit isha e pranishme si përfaqësuese e VV-së. Sa i përket Vetëvendosjes paraqitëm qëndrimin tonë që është me rëndësi që zgjedhjet të mbahen sa më shpejtë aq më mirë. Nëse zgjedhjet shpallen nesër është mundësi edhe data 5 tetor, por edhe data 12 tetor, apo 19 tetor. Këto ishin tri datat që u përmendën më shumti. Shumica e përfaqësuesve ishin për 12 apo 19, ndonëse qëndrimin e paraqesin ata vetë.Duke pas parasysh edhe mundësinë e balotazhit dhe duke pasur në vëmendje motin e ftohtë e këto që mund të vështirësojnë situatën, ne jemi të pajtimit që të shpallen sa më herët.”,tha Haxhiu.
Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje u deklarua para mediave pas takimit që patën me presidenten Vjosa Osmani për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale.
Ndër të tjerash Haxhiu tha se në komunat ku ka drejtuar Vetëvendosje, do të vazhdohet me kandidatët e njëjtë.
Haxhiu nuk pranoi të tregojë nëse në Prishtinë është vendosur për kandidatin e VV-së dhe nëse vërtet Glauk Konjufca do të jetë kandidati.
“Vetëvendosje ka nisur me shpalljen e kandidaturave, aty ku udhëheqim kemi bërë të ditur se vazhdojmë kme kryetarët e njëjtë, në Kamenicë, në Podujevë, edhe në Shtime me kryetarin Qemajl Aliu e sot vazhdojmë edhe me Gjilanin e kështu me radhë.Pra për VV-në e rëndësishme është që ky cikël të përfundohet e për të vazhduar me listat zgjedhore me asambletë komunale”,deklaroi ajo, shkruan lajmi.net.
Ajo pranoi se në takim u diskutua paksa për zhvillimet politike në vend, por tha se kjo ndodhi pa u bërë e zëshme në mikrofona.
“Tashmë presidentja me dekret e shpallë datën e zgjedhjeve, sipas asaj që ishte në diskutim është që duhet diskutuar edhe KQZ-ja për faktin se ata janë në përgatitje të disa rregulloreve përkatëse për zgjedhjet lokale që të mos ketë probleme u tha që do ketë edhe një konsultim me KQZ-në.Secilin prej kandidatëve do ta bëjmë publik me kohë siç kemi bërë deri tani. Me radhë e me kohë, secilin prej tyre. S’i kemi ende detajet si do të jemi në këto zgjedhje, sa i përket koalicioneve.Presidentja edhe në letrën që e ka drejtuar në Kuvend i kishte kërkuar që partitë politike kanë për obligim të gjejnë mënyrë të diskutojnë e për të dalë nga kjo situatë, të njëjtat qëndrime i paraqiti edhe sot”.shtoi Haxhiu./Lajmi.net/