Albulena Haxhiu dorëzohet më në fund: Nuk do të jem kandidate për kryetare të Kuvendit
Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar para mediave se nuk do të jetë kandidate për kryetare të Kuvendit të Kosovës në seancën konstituive që pritet të mbahet sot. “Jo, nuk do të jem unë kandidate për kryetare të Kuvendit”, tha shkurt Haxhiu, duke shtuar se do të shihet kush do të jetë…

Lajme
Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar para mediave se nuk do të jetë kandidate për kryetare të Kuvendit të Kosovës në seancën konstituive që pritet të mbahet sot.
“Jo, nuk do të jem unë kandidate për kryetare të Kuvendit”, tha shkurt Haxhiu, duke shtuar se do të shihet kush do të jetë kandidati i propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje.
Deklarata e saj vjen në prag të tentimit të radhës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, proces i cili ka ngecur për muaj të tërë për shkak të mungesës së një marrëveshjeje mes partive për formimin e shumicës parlamentare.