Albulena Haxhiu dështon të zgjidhet sërish kryekuvendare- merr veç 57 vota për

Në seancën e sotme të konstituimit të Kuvendit të Kosovës, kryesuesi i kuvendit, Avni Dehari ka njoftuar se në sallë janë 119 deputetë. Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar sërish Albulena Haxhiun për krykuvendare. Me të hedhur në votim, Haxhiu ka arritur që të marrë vetëm 57 vota për, transmeton lajmi.net. “57 vota për, 47 kundër dhe…

Lajme

25/04/2025 10:34

Në seancën e sotme të konstituimit të Kuvendit të Kosovës, kryesuesi i kuvendit, Avni Dehari ka njoftuar se në sallë janë 119 deputetë.

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar sërish Albulena Haxhiun për krykuvendare.

Me të hedhur në votim, Haxhiu ka arritur që të marrë vetëm 57 vota për, transmeton lajmi.net.

“57 vota për, 47 kundër dhe tre abstenime”.

Në momentin e propozimit, Konjufca ftoi partitë që të votojnë për Haxhiun.

“Ne sërish e bëjmë propozimin e njëjtë, emri ynë i vetëm është Albulena Haxhiu. Ju kërkoj mirëkuptimin e juaj që t’i kontribuoni zhbllokimit të kësaj situate, ashtu që të kalojmë në faza të tjera”, tha Konjufca.

Haxhiu ka dështuar të zgjidhet kryekuvendare për të katërtën herë me radhë.

Vetëvendosje ka vendosur të mos e ndryshojë emrin e të propozuarës derisa nuk dihet se cila është arsyeja që po e bën këtë, duke parë që konstituimi i kuvendit veçse po bllokohet.

Edhe në këtë seancë Haxhiu nuk mori asnjë votë më tepër për t’u zgjedhur si Kryetare e Kuvendit e seanca e radhës është thirrur për të dielën më 27 prill në ora 10:00./Lajmi.net/