Albright tregon rrugëtimin e vendimit për çlirimin e Kosovës: Asnjëherë nuk do t’ju harrojmë

Ish-Sekretarja e Shtetit, Madeline Albright, ka mbajtur një fjalim emocionues në 20-vjetorin e Ditës së Çlirimit të Kosovës.

Lajme

12/06/2019 12:19

Ish-Sekretarja e Shtetit, Madeline Albright, e ka kujtuar me emocione Ditën e Çlirimit të Kosovës.

Lexo edhe:

SPECIALE/ Kosova feston Ditën e Çlirimit

Në një fjalim emocionues, Albright, ka thënë se 20 vjet më pas, në Kosovë shumë gjëra kanë ndryshuar, por që sipas saj, më e rëndësishmja është se qytetarët kosovarë i dëshmuan botës se janë për një shtet të lirë e demokratik.

“Shumë ka ndryshuar që nga ajo ditë në këto dy dekada. Qytetarët e Kosovës i dëshmuan botës se janë për një shtet demokratik dhe të drejtë. Ju keni krijuar qeveri, keni mbajtur zgjedhje, keni medie të lira. Kjo ka qenë një punë e zellshme dhe qytetarët e Kosovës kanë arsye për t’u mburrur dhe komuniteti ndërkombëtar çdo herë”, ka deklaruar ndër të tjera Albright, raporton lajmi.net.

Ajo po ashtu, kujtoi disa momente nga vizita e saj në kampin e refugjatëve kosovarë në Maqedoninë Veriore.

Albright, ka thënë se nga aty iu ka premtuar qytetarëve se do të kthehen në Kosovë dhe se trupat e NATO-s, do të kujdesen për lirinë e tyre.

“Lufta në Kosovë ka qenë një përbërje ndërmjet lirisë dhe demokracisë. Ne ia dolëm sepse kauza jonë ishte e drejtë. Fushata jonë vendosjes në forcat e drejtësisë. Për më tepër 1 dekadë aleanca jonë mbetën të fortë dhe pavarësisht kritikave dhe ne i dëshmuam botës se kur bashkohet diplomacia. Në ditët e fushatës sonë ka qenë një kamp në Maqedoni.Një djalosh po mbante një pankartë që shkruante “E dua Amerikën dhe dua të kthehem në Kosovë”. Unë fola me nënë e tij dhe ajo më tregoi se gjyshi i tij kishte vdekur….Ju thashë kur të ktheheni NATO-ja do të jetë aty dhe do t’ju ndihmojnë që t’i ktheheni jetës normale. Dhe iu falënderoj të gjitha trupave që kanë shërbyer në Kosovë”, deklaroi Albright.

Ish-Sekretarja amerikane falënderoi ish-presidentin Clinton për vendimin e tij, pasi që sipas Albright, ky vendim nuk ishte aq i lehtë siç mund të jetë dukur.

“Ky nuk ka qenë një vendim i lehët qysh mund ta paramendoni dhe ne kemi pasur shumë diskutime. Dhe presidenti Clinton ka qenë ai që ka bindur aleatët se kjo ishte gjëja e duhur. Dhe unë i thashë, po President ne jemi me ty”, deklaroi Albright.

Në fund, ajo ka thënë se Amerika dhe ajo personalisht asnjëherë nuk do ta harrojë popullin e Kosovës dhe do ta mbështes në çdo rrugëtim.

“Asnjëherë nuk do t’ju harrojmë dhe ardhmja e juaj është këtu. Ne do t’ju mbështesim juve. Shpresoj që Kosova të jetoj dhe presporoj çdo herë”, tha në fund Albright. /Lajmi.net/