Albright: Intervenimi në Kosovë, momenti më krenar i jetës sime (Video)
Unë më së shumti jam krenare për atë çfarë kemi bërë në Kosovë, është përgjigjur Madeleine K. Albright kur është pyetur se për çfarë krenoheni më së shumti gjatë karrierës suaj në qeveri.

Lajme
“Ne ishim të ngadalshëm në proceset në Bosnje, por pastaj mund ta shihja se në Kosovë njerëzit ishin duke u spastruar etnikisht pa arsye”, deklaroi Albright, transmeton lajmi.net.
“Nuk vriteshin për diçka që ata kishin bërë, po për shkak të asaj se kush ishin ata dhe cili ishte identiteti i tyre”.
“Dhe prandaj unë isha dhe jam shumë krenare se si ishim në gjendje ta mobilizojmë qeverinë Amerikane që të veproj në këtë çështje, jam krenare se si ne ishim të aftë të veprojmë me këtë çështje përmes NATO-së, dhe se si ne ishim të aftë ta ndihmojmë krijimin e një shteti ku njerëzit mund të ndiheshin të sigurt”.
“Unë vetëm sa jam takuar me Presidenten e Kosovës”.
“Ajo e bëri të çartë rolin që Shtetet e Bashkuara e kishin pasur, dhe e shprehi mirënjohjen e saj për atë çfarë kishim bërë, pasi që ne ishim përfshirë në atë situatë sepse e kishim kuptuar se bartnim përgjegjësi ndaj atyre njerëzve që ishin duke u dhunuar, spastruar etnikisht dhe dënoheshin pa ndonjë arsye”.
“Prandaj, unë jam shumë krenare për këtë”.
“Dhe ndihem e nderuar që kam qenë një ndër njerëzit që ka mundur të thotë diçka rreth asaj se si Amerika e ka përdorur fuqinë e vet, pasi që ka bërë një ndryshim të jashtëzakonshëm për ndryshimin e shumë jetëve të njerëzve”. /Lajmi.net