Albright: Armiku ynë ISIS-i ka një plan

Ish-sekretarja amerikane e Shtetit  Madeleine Albright shprehu keqardhje për sulmet në Paris, ku mbetën të vrarë 129 persona të pafajshëm ndërsa u plagosën 200 të tjerë. Ajo u shpreh se Shteti Islamik kërkon që Perëndimi të mendojë se refugjatët janë armiqtë kryesorë.

Bota

18/11/2015 23:37

“Armiqtë tanë kanë një plan. Ata duan që të ndajnë botën mes myslimanëve dhe jomyslimanëve, dhe në mes mbrojtësit dhe sulmuesit e Islamit. Duke i bërë refugjatët sirianë armiq, ne jemi në duart e tyre. Në vend të kësaj, ne kemi nevojë të sqarojmë se zgjedhja e vërtetë është ndërmjet atyre që mendojnë se është në rregull vrasja e njerëzve të pafajshëm dhe atyre që mendojnë se kjo është e gabuar”.